News

Noizy rikthehet fuqishëm në tregun ndërkombëtar

n1

Noizy është pa diskutim një nga reperët më aktivë shqiptarë, i cili numëron një numër të madh hitesh, të cilat e kanë shndërruar atë në më të preferuarin e shqiptarëve, por jo vetëm, pasi ai numëron jashtëzakonisht shumë koncerte edhe jashtë vendit në Kosovë, Gjermani, Zvicër, Itali, Austri, Suedi, Maqedoni dhe Greqi.

Ai është një nga reperët më të kërkuar shqiptar dhe është rikthyer sërish fuqishëm në tregun muzikor ndërkombëtar, këtë herë me një tjetër bashkëpunim të bujshëm.

Bëhet fjalë për reperin e njohur grek Snik, i cili është një ndër më të pëlqyeri në mesin e këngëtarëve të fqinjit tonë jugor.

Ata të dy bashkë kanë publikuar së fundmi këngën më të re të titulluar “Gango”.

Sikurse është mësuar deri tani, ka qenë pikërisht reperi grek, ai që i ka kërkuar Noizyt të bashkohen në këtë projekt.

Pas vetëm 24 orëve nga publikimi i saj, kënga “Gango”, e shoqëruar edhe me një videoklip, që shfaq jetën luksoze të dy reperëve, është pëlqyer nga publiku dhe ka koleksionuar deri tani mbi 700 mijë shikime në You Tube.

See the article

Noizy e vërteton se është mbreti me nje performancë marramendëse

n2

Noizy është një nga reperët më të suksesshëm në të gjithë shqiptarinë.

Ai është shumë aktiv në rrjete sociale, përmes së cilës njofton për çdo gjë që ka të bëjë me karrierën e tij.

Së fundi, reperi ka postuar disa foto e video nga një performancë elektrizuese, në llogarinë e tij në Instagram. Në këtë mënyrë u dërgon mesazh edhe kundërshtarëve të tij.

“Ndaloni Cyrih, ndaloni Rinora. Mos mfolni kurr per rekorde. Vazhdoj të jem mbreti.”, ka qenë mbishkrimi që reperi i ka lënë fotos.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Noizyt me Dafina Zeqirin është “A don Love?”, dhe sigurisht ka rezultuar tejet i suksesshëm.

See the article

Noizy ft. S4MM – Po thu (Official Video 4K) // Noizy ft. S4MM - Po thu (Official Video 4K) - Latest releases
  1. Noizy ft. S4MM – Po thu (Official Video 4K) // Noizy ft. S4MM - Po thu (Official Video 4K) - Latest releases
  2. Noizy ft. Varrosi – Meksikane (Official Video HD) // Noizy ft. Varrosi - Meksikane (Official Video HD) - Latest releases
  3. Noizy ft. Lil Koli – Boss Man (Produced by Dj-Aboom) // Noizy ft. Lil Koli - Boss Man (Produced by Dj-Aboom) - Latest releases
  4. Noizy ft. Rimz – No drama (Official Video Lyrics ) // Noizy ft. Rimz - No drama (Official Video Lyrics ) - Latest releases
  5. Noizy ft. Ghali – Parku i lojrave (Official Video HD) // Noizy ft. Ghali - Parku i lojrave (Official Video HD) - Latest releases
  6. Noizy ft (OTR) Big Kik, Varrosi, Dulla, Groff, Elai – 16 (Official Video HD) // Noizy ft (OTR) Big Kik, Varrosi, Dulla, Groff, Elai - 16 (Official Video HD) - Latest releases
  7. Noizy ft. Dafina Zeqiri – A don Love? (Official Video HD) // Noizy ft. Dafina Zeqiri - A don Love? (Official Video HD) - Latest releases